sokol bashota vazhdon deshmine ne speciale 674d48338e5e9

Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale

December 2, 2024
1 minut lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sokol Bashota dëshmitari i 109-të, sot pritet të vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë.

Trupi Gjykues javën e kaluar njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar.

Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet  in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së.

Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ish e dashura e majk cak i hajnave ia vjedhin cantat ne vlere prej 50 mije euro 674cfcb96c09d
Story i mëparshëm

Ish e dashura e Majk cak i hajnave, ia vjedhin çantat në vlerë prej 50 mijë euro

biden falje presidenciale per djalin e tij hunter 674d4f75d41a5
Story i radhës

Biden, falje presidenciale për djalin e tij Hunter

Të fundit nga

ShkoLartë