Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve sot sërish është vendosur në seancë plenare. Gjatë seancës, deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe i replikoi deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev.
Snopçe tha se Apasiev ka mendësi naziste dhe frustrim ndaj gjuhës shqipe. I njëjti ia kujtoi Apasievit se sot shqiptarët gëzojnë tre universitete në gjuhën shqipe. Ai tha se sot edhe provimet në administratën publike janë në gjuhën shqipe falë ish ministrit Azir Aliu,
“As që më shkon mendja të replikoj me kolegun Apasiev, por ma përmendi emrin, dhe kur të përmendet emri, patjetër se më duhet të replikoj normalisht. E sidomos të replikohet ndaj një fjalimi naziste me mendësi naziste. Shikoni z.Apasiev, në këtë shtet kur u garantua arsimi fillorë dhe i mesëm në gjuhën shqipe, ti me tajfën tënde protestuat para Fakultetit Pedagogjik. Domethënë të mos ketë Fakultet Pedagogjik, të mos ketë kuadro që mund të ligjëronin në gjuhën shqipe. Por kur bëjmë telashe asgjë nuk arrimë. Vjen koha kur shqiptarët në këtë shtet kanë tre universitete në gjuhën shqipe. Provimet në ato tre universitete z.Apasiev, jepen në gjuhën shqipe. Domethënë studentët mësojnë në gjuhën shqipe. Mësimi është dije, unë potencova edhe në një rast tjetër, e drejta është punë universale e nuk është punë partikulare”, tha Snopçe duke shtuar se e drejta nuk do të thotë se nëse unë fitojë një copëz të drejte, ti do të humbësh një copë të drejtës tënde.
Burimi: alfax.mk