Snapchat lançon një abonim me pagesë

Snap vendosi të lançojë një shërbim me pagesë i cili sjell funksionalitete eksperimentale dhe ende të pa lançuara për përdoruesit e tjetër dhe që do të kushtojë 4 dollarë në muaj.

Shërbimi është për përdoruesit e pasionuar të Snapchat dhe do të jetë i disponueshëm nga kjo javë në SHBA, Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Australi, Zelandë të Re, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Veçoritë ekskluzive janë si mundësia për të ndryshuar ikën e aplikacionit, për të parë kush e ka rishikuar një histori, për të fiksuar një mik në krye të bisedës.

Këto funksione do të jenë të disponueshme vetëm me pagesë.

Snap zakonisht mbështetet tek reklamimi si model për gjenerimin e të ardhurave dhe shërbimi i ri është një distancim prej tij. Gjithashtu bën para duke shitur harduerë si syzet inteligjente Spectacles dhe droni i ri Pixy.

Megjithatë të ardhura nga ky biznes janë shumë të vogla krahasuar me biznesin e reklamave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO-ja do t’i ftojë qytetarët në protesta në më shumë qytete

Story i radhës

Pendarovski: Maqedonia e Veriut përballet me kërcënime hibride ruse!

Të fundit nga