SMS 2.0 i disponueshëm në mbarë botën

U deshën vite për Google ditën e sotme tha se mesazhet RCS janë të disponueshme globalisht dhe kushdo me një telefon Android që përdor aplikacionin e mesazheve të Google do të përfitojë nga funksionaliteti.

RCS – Rich Communication Services – janë një përditësim madhor i funksioneve bazike të SMS. Me RCS mund të dërgoni përmbajtje si video dhe foto me cilësi, të shikoni kur bisedat lexohen, të dërgoni dhe pranoni mesazhe përmes Wi-Fi, të dërgoni reagime e shumë të tjera.

Esencialisht shumica e funksioneve dhe opsione të disponueshme në aplikacionet si Messenger, WhatsApp apo Telegram duhet të jenë të disponueshëm për këdo që përdor aplikacionin Google Messages.

Përveç debutimit global, Google lajmëroi një tjetër risi në implementimin e RCS: enkriptimin fundor. Edhe pse nuk është plotësisht i disponueshëm ende, Google tha se enkriptimi i bisedave me RCS do të lançohet tek testuesit beta këtë muaj dhe të vijojë të arrijë më shumë përdorues gjatë vitit të ardhshëm.

Mesazhet do të enkriptohen automatikisht dhe të dy përdoruesit duhet të kenë aplikacionin Google Messages të instaluar që të funksionojë. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

“Lulzim Basha ka folur gjithmonë me arra në gojë”- Rama pyetet për deklaratën e ish-deputetit të PS-së për kasetën e Krushës

Ngjarja e ardhëshme

Iseni: Vetoja bullgare, më shumë një çështje e brendshme e Bullgarisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian