Sllovakia shënon numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

Në Sllovaki rastet me koronavirus (COVID-19) kanë shënuar një rekord të lartë për të tretën ditë radhazi, duke arritur gati 1.200 në ditë për herë të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha se rritja e përditshme e të infektuarve të enjten arriti në 1.184 raste nga rekordi i mëparshëm prej 1.037 i vendosur një ditë më parë.

Si reagim ndaj numrave rekord, qeveria njoftoi sot se do të vendosë 267 anëtarë të shërbimit për të ndihmuar autoritetet shëndetësore me gjurmimin e kontakteve, kryerjen e testeve dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse.

Kryeministri Igor Matoviç tha se javën e ardhshme do të vendosen masa më kufizuese nëse rritja nuk ngadalësohet gjatë fundjavës.

Sllovakia ka pasur 16.910 raste të raportuara që nga fillimi i pandemisë me 57 vdekje.



. .

Ngjarja paraprake

Osmani: Para nesh kemi një mundësi historike për integrimin evropian të rajonit që nuk guxojmë ta humbasim

Ngjarja e ardhëshme

Punonjësit e Microsoft do të punojnë nga shtëpia përgjithnjë

të fundit nga