Skuadrat shqiptare sundojnë në Maqedoni dhe në Mal të Zi! 

Bukuri e futbollit apo jo, skuadrat shqiptare sundojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Shkëndija nga Tetova, është lider në Kampionatin e Maqedonisë. 
Skuadra kuqezi kryeson me 18 pikë apo ka pesë fitore e tre barazime, pa humbje, e ndjekur nga skuadra tjetër shqiptare e futbollit Shkupi, që ka 15 pikë ose 5 fitore, 1 barazim e 2 humbje! 

Futbolli në Maqedoni sundohet nga shqiptarët. 

Në Mal të Zi, skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, prinë në tabelë me 16 pikë apo ka një pikë më shumë se Podgorica dhe Buduçnosti nga Podgorica. 

Deçiq me president Pal Dreshaj, nga 8 ndeshje kanë 4 fitore e 4 barazime, nuk njohin humbje dhe janë lider i kampionatit! 

E rrallë apo jo, pa llogaritur edhe Kosovën dhe Shqipërinë, do të thotë që në katër shtete janë katër skuadra shqiptare lidere, ndonëse në Shqipëri ende nuk ka filluar edicioni i ri.

Ngjarja paraprake

Aerodromi vatër e koronavarisuti, një pjesë e madhe e banorëve nuk respektojnë masat

Ngjarja e ardhëshme

Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e dytë është 64.4 për qind

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian