Skuadra shqiptare fiton derbin, merr kreun në Ligën e dytë të Maqedonisë!

Skuadra shqiptare Gostivari është në krye të tabelës në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, grupi i Perëndimit. 

Gostivari arriti që ta mposhtë me rezultat 2:0 ekipin maqedon Skopjen në ndeshjen e javës së 6-të. 

Golashënues janë Maliq Beluli dhe Kristijan Kirovski, kështu që Gostivari është lider i tabelës. 

Korabi e mundi Kadinon me rezultat 2:0, golashënuesit janë Jakimovski dhe Rasimi. 

Ohri minimalisht festoi mbi Vardarin Forino me golin e Dishlievskit. Veleshta ka qenë më e mirë se Drita, gjithashtu me një gol, dhe Labunisjta pësoi humbje me 2:1 nga Vëllazërimi.

Liga e dytë – rezultatet,
Korabi – Kadino 2:0
OHRI-Vardari (F) 1:0
Labunishta Tetova – Vëllazërimi 1:2
Gostivari -Skopje 2:0
Veleshta – Drita 1:0

Tabela
1. Gostivari 14
2. Skopje    13
3. Veleshta    11
4. Korabi 10
5. Vëllazërimi 10
6. Ohri 9
7. Kadino 6
8. Vardari (F) 5
9. Labunishta Tetova 3
10. Drita 2

Ngjarja paraprake

Greva në burgun e Peqinit/ Lista me 13 kërkesa, mes të dënuarve ka nga ata që kanë refuzuar ushqimin

Ngjarja e ardhëshme

​Ramosaj tregon gjendjen pas vërshimeve në Deçan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian