skuadra shqiiptare me trajner te ri 66b7247ade9a8

Skuadra shqiiptare me trajner të ri

August 10, 2024
1 minut lexim

Pas rënies në Kategorinë e Parë, klubi i Erzenit të Shijakut ka nisur nga puna për t’u “riformatuar”.

Skuadra u shpërbe, me shumicën e lojtarëve të sezonit të fundit që u larguan, së bashku me stafin teknik.

Por, shijakasit kanë gjetur edhe trajnerin e ri. Ish-sulmuesi i njohur i Erzenit, Justin Bespalla ka marrë drejtimin e ekipit në këtë fazë përgatitore, duke qenë numri një i pankinës.

Kujtojmë që për 45-vjeçarin ky është një rikthim, pasi ka qenë pjesë e Erzenit edhe kur këta të fundit ishin në Kategorinë e Dytë. Megjithatë, Bespalla ka kohë deri më 24 gusht për të riorganizuar ekipin, datë kur nis kampionati.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vuciq serish me genjeshtra perendimi po pergatit nje grusht shteti ne serbi 66b722625d791
Story i mëparshëm

Vuçiq sërish me gënjeshtra: Perëndimi po përgatit një grusht shteti në Serbi

ishte duke pritur bashkeshorten ne hollin e hotelit justin biber u bertet fansave qe po e filmojne 66b724b71a743
Story i radhës

Ishte duke pritur bashkëshorten në hollin e hotelit, Justin Biber u bërtet fansave që po e filmojnë

Të fundit nga

ShkoLartë