Skuadra nga Pireu mundi Virtus Bolonjën

December 19, 2024
1 minut lexim

Olimpiakos u rikthye në 3 vendet e para në renditje pas fitores me Virtus Bolonjën 87-77 .

Ndeshja nisi me një shkëputje të menjëhershme për skuadrën nga Pireu me 18 pikë avantazh pasi italianët e patën të vështirë të shënonin.

Në periodën e dytë kur Bartzokas zëvendësoi Fornier dhe Vezenkov, Virtus e mori veten teksa shënoi 29 pikë në 10 minuta, ndërsa Olimpiakos vetëm 14. Nga -18 pikë bolonjezët kalojnë në +3 pikë.

Perioda e tretë nis me një vështirësi të madhe për Virtus sërish në shënim, duke realizuar vetëm 2 pikë në 7 minutat e para. E gjithë perioda e tretë është me 10 pikë për italianët, të cilët duket se e kanë dorëzuar tashmë ndeshjen.

Në periodën e katërt, Virtus përpiqet por humbjet e topit nga Clyburn dhe një lojë e varfër në qendër nga Zizic nuk japin asnjë moment idenë se skuadra italiane do barazojë. Në krahun tjetër Olimpiakos është bindës me Fornier që e mbyll me 20 pikë dhe Vezenkov me 27 pikë dhe 10 topa në tabelë.

Pavarësisht se hera herës diferenca ulet në 8 apo 7 pikë, në fund skuadra nga Pireu e kalon në +15 pikë dhe nuk e kthen më kokën pas. Për Virtus Bolonjën kjo humbje do të thotë sërish vendi i parafundit në renditje, ndërsa Olimpiakos tashme është me 1 fitore larg vendit të parë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi: Gratë i thonë PO ndryshimit, gratë i thonë PO LDK-së

Story i radhës

Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

Të fundit nga

ShkoLartë