Skuadra kosovare që po lufton për titull mbetet pa sulmuesin kryesor në mes të sezonit

KF Rahoveci dhe sulmuesi Abi Frrokaj kanë ndarë rrugët, raporton Gazeta Olle.

“Vreshtarët” që mbajnë pozitën e dytë në Ligën e Dytë dhe pretendojnë inkuadrimin në një nivel më të lartë garash kanë mbetur pa njërin prej futbollistëve kryesor të skuadrës në mes të sezonit.

Frrokaj ka ndihmuar skuadrën me 7 gola në këtë fillim sezoni, andaj largimi i tij pritet që t’i vështirësoj punët skuadrës.

Frrokaj pritet të rikthehet tek ish-skuadra e tij, KF Vëllazëria nga Zhuri.

Poashtu me skuadrën kanë ndërprerë marrëveshjen edhe ekipi që merrej me rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se brenda klubit ka probleme./GazetaOlle/

Ngjarja paraprake

Ministria e Infrastrukturës: S’ka autobusë deri në orën 5 të mëngjesit të 9 nëntorit

Ngjarja e ardhëshme

Koronavirusi ia merr jetën profesorit të matematikës Nexhadi Jonuzi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian