Skuadra e re, tmerri i vjetër: Bayern Munich kthehet në makth për Luis Suarezin – ia shënojnë 12 gola në dy ndeshje

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke shënuar nga dy herë në secilën pjesë.

Kingsley Coman shënoi dy herë, ndërsa nga një herë shëuan Corentin Tolisso e Leon Goretzka, për ta mbyllur takimin me rezultat 4-0.

Ajo që bie në sy sonte ishte prania e sulmuesit Luis Suarez i cili debutoi në Ligën e Kampionëve me fanellën e Atleticos.

Ndeshja e fundit që kishte zhvilluar me Barcelonën, ka qenë pikërisht ndaj Bayern Munich,  që ishte mbyllur me rezultat 8-2 në të mirë të bavarezëve.

Në atë ndeshje Luis Suarez shënoi golin e fundit të epokës së tij me Barcelonën.

Bayern Munich duket se i është kthyer në makth Suarezit, pasi në vetëm dy ndeshje skuadrave të tij ia kanë shënuar 12 gola.

Ngjarja paraprake

Tre gjëra që s’duhen bërë nëse do ca para të kursyera në fund të muajit

Ngjarja e ardhëshme

Kush fshihet pas “avullimit” të 2 milionë eurove?

të fundit nga