Skuadra e rajonit po ndërton stadium fantastik

Paralelisht me ndërtimin e një skuadre që është bërë edhe më e mirë dhe më konkurruese në luftën për trofe në kampionatin kroat, në Osijek po zhvillohet një projekt tjetër edhe më i rëndësishëm, po ndërtohet stadiumi dhe kampi i futbolli në Pampas.

Pas disa problemeve që ngadalësuan projektin prej 40-50 milionë eurosh vitin e kaluar, faza e parë e punimeve të stadiumit, e cila përfshin punime të përafërta çeliku-betoni, është drejt fundit dhe diku në prill duhet të fillojë faza e dytë, shkruan media kroate “Jutarnjlist”.

“Prej disa kohësh po flitet për emrin e arenës së re të Osijekut, e cila me siguri do të komercializohet.

Përmenden disa kompani të mëdha potenciale me të cilat do të nënshkruhet kontrata për shitjen e emrit të stadiumit.

Një prej tyre është Red Bull, i cili ka arenat e veta që lidhen me klubet në pronësi të Leipzigut, Salzburgut dhe New Yorkut. Megjithatë, sipas informacioneve, NK Osijek asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë opsion me Red Bull”, shkruan më tej.

Në Osijek të gjithë shpresojnë që ndeshjet e para në stadiumin e ri të luhen vjeshtën e ardhshme.
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Më shumë se 1000 projekte kanë filluar në 100 ditë të pushtetit lokal

Story i radhës

Mësoni se çfarë duhet t’i tregoni partnerit dhe çfarë jo?

Të fundit nga