Skuadra e Interit është vënë në vetizolim

Skuadra e Interit është vënë në vetizolim, pasi që janë konfirmuar 4 raste me “Covid 19”. Pas  Handanoviqit dhe D’Ambrozios, sot, skuadra nga Milano konfirmoi se edhe Stefan De Vrij dhe Matias Vesino, anë me koronavirus.

Përgjegjësit e Shëndetësisë në Milano dhanë urdhërin për ndërperje të të gjithë aktiviteteve të Interit.

Skuadra nuk do të stërvis 4 ditë radhazi, ndërsa është shtyer sfida me Sasuollon, që duhej të zhvillohej gjatë ditës së shtunë. Në kohë të njëjtë, është kërkuar që të gjithë futbollistët që kanë marë ftesa nga kombëtaret e tyre, mos të largohen dhe të vihen në vetizolim.

Ndërprerja e aktiviteteve do të zgjas deri të hënën, kur janë paraparë testet e reja për tërë ekipin.

Ngjarja paraprake

Anulohen garat! Lara Gut Behrami fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Ngjarja e ardhëshme

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës nga Komuna e Prishtinës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian