Skriniar vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19

Lajm aspak i mirë për Antonio Conte, më praj të derbit të Madonninas, por që në fakt nuk ka të bëjë me superpërballjen e kësaj të shtunë në Serinë A. Milan Skriniar sigurisht nuk do të marrë pjesë në ndeshjen që Interi do të luajë kundër Borussiasas së Monchengladbachut të mëkurën,  më 21 tetor.

Mbrojtësi sllovak doli sërish pozitiv me Koronavirus pasi kreu testin e radhës, të premten.

Edhe në rast se rezultati do të ishte negativ, lojtari nuk do të ishte në gjendje të kthehej në Itali para 21 tetorit, duke pasur parasysh që në Sllovaki karantina zgjat 14 ditë dhe qendërmbrojtësi zikaltër për herë të parë ishte testuar pozitiv më 7 tetor.

Për të komplikuar më shumë gjërat, edhe kontrolli i fundit, dje, konfirmoi se lojtari është ende i infektuar me COVID-19. Prandaj, mbrojtësi do të humbasë si derbin e kampionatit kundër Milanit edhe sfidën e raundit të parë të ndeshjeve në grupe në Champions League.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse pritet të miratohen me procedurë të shkurtuar

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia mbyll biznese të shumta çdo ditë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian