Skocia vitin e ardhshëm planifikon referendumin e dytë të pavarësisë

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka propozuar 19 tetorin e vitit 2023 si datë të referendumit të dytë të pavarësisë.

Njoftimi i Sturgeon-it erdhi pasi qeveria publikoi një projekt-ligj të ri për votimin e dytë.

Në parlamentin skocez, Sturgeon tha se qëllimi i referendumit është të “konstatojë pikëpamjet e popullit të Skocisë nëse Skocia duhet të jetë apo jo një vend i pavarur”.

Sturgeon tha se ajo i ka shkruar kryeministrit britanik, Boris Johnson, për miratimin zyrtar, një hap i nevojshëm për të siguruar ligjshmërinë e votimit.

Johnson dhe qeveritë e mëparshme konservatore vazhdimisht kanë thënë se referendumi i parë në vitin 2014 ishte një ngjarje “njëherë në një gjeneratë” dhe se skocezët dhanë mendimin e tyre kur votuan për të mbetur pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, Sturgeon sqaroi se do të vazhdojë më planin e saj edhe nëse qeveria qendrore nuk është në bord.

Ajo gjithashtu tha se referendumi duhet të jetë i ligjshëm dhe se qeveria skoceze do të zbulojë se çfarë do të bëjë nëse qeveria britanike bllokon votimin.

Ajo tha se Gjykatës së Lartë i është kërkuar të vendosë për çështjet e mundshme ligjore nëse votimi mbahet pa miratimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se qeveria qendrore do të “studiojë me kujdes detajet e propozimit”, duke theksuar se Johnson “vazhdon të mendojë se nuk është koha për të folur për një referendum”.

Referendumi i parë që pyeti votuesit skocezë nëse duan të lirohen nga Mbretëria e Bashkuar ishte vetëm dy vjet para votimit historik të Brexit-it.

Qeveria nën kryesimin e atëhershëm, David Cameron, premtoi mirëkuptim më të mirë për skocezët nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Partia Kombëtare Skoceze e Sturgeon-it kishte besim të plotë se vendi do të mbijetonte dhe madje edhe do të ishte më mirë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, të forcuar nga fushat e naftës së vendit në Detin e Veriut, uiski malt me famë botërore, tekstile, motorë avionësh, si dhe nga shërbime të ndryshme bankare dhe financiare.

Megjithatë, ideja u refuzua nga skocezët, pasi pak më shumë se 2 milionë vota (55,3 për qind) ishin në favor për të mbetur pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa 1.62 milionë (44,7 për qind) votuan për pavarësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pastroni syzet me bluzë? Ja pse nuk duhet ta bëni më kurrë

Story i radhës

Tayna publikon një fragment nga klipi i duetit me Azet

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish