Skitarja rrezikon të mbetet e paralizuar

Frikë dhe ankth në pistat e snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Snowboardistja japoneze Rina Yoshika ka dëmtuar shpinën në një aksident të tmerrshëm gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në garën e slopestyle. Yoshika, e renditur në vendin e 12-të në botë, ra keq në një kërcim gjatë seancës së stërvitjes së lirë.

Stafi mjekësor nxitoi për ta ndihmuar dhe iu deshën rreth 20 minuta për ta stabilizuar dhe për ta vendosur në një slitë për ta zbritur nga kodra.

Zyrtarët olimpikë japonezë thanë se 22-vjeçarja ka pësuar një dëmtim të shtyllës kurrizore, por për fat ajo nuk mbeti e paralizuar. Yoshika do të kthehet në shtëpi menjëherë pas trajtimit për dëmtimet e marra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KQZ shqyrton kërkesën e LSI për tu regjistruar në koalicion me Berishën / PD kundërshton

Story i radhës

“Rasti Ëmbla” organizohet peticion online, 400 firma për shkarkimin e drejtorit të shkollës

Të fundit nga