Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Bylis në mbrëmje!

Në Kategorinë Superiore nuk ka kohë për të bërë llogari dhe për t’iu gëzuar fitoreve pasi java e 31-të pritet t’i lërë vendin shumë shpejt raundit të 32-të. Java e ardhshme e elitës së futbollit shqiptar do të luhet në dy ditë.

Ky raund do të nisë të premten me sfidën e Elbasan Arenas mes Kukësit dhe Vllaznisë, një ndeshje në të cilën shkodranët do të kërkojnë maksimumin. Të shtunën do të luhen 4 sfidat e tjera ku spikasin padiskutim duelet Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Bylis, pasi luhet për titullin dhe mbijetesën, megjithatë edhe Apolonia-Laçi dhe Tirana-Kastrioti kanë rëndësinë e tyre.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32

E premte, më 7 maj 2021
Ora 18:00 | Kukësi-Vllaznia

E shtunë, më 8 maj 2021
Ora 16:00 | Tirana-Kastrioti
Ora 16:00 | Apolonia-Laçi
Ora 19:00 | Skënderbeu-Partizani

Ngjarja paraprake

Mallakastër/ Zjarri në kompaninë e naftës, arrestohet shefi i sigurimit teknik. Zbulohet arsyeja që shkaktoi flakët

Ngjarja e ardhëshme

Të paktën 23 persona vdesin në një aksident metroje në Mexico City

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian