Skënderbeu një kategori më poshtë dhe pa trajner

Skënder Gega mbyll aventurën me Skënderbeun teksa tekniku firmosi me korçarët më datë nëntë mars të këtij viti me qëllimin për të shpëtuar juglindorët nga rikthimi në Kategorinë e Parë. Por, ky objektiv dështoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ku Skënderbeu barazoi me Dinamon dhe matematikisht tashmë nuk ka më shpresë për të vijuar në elitë.

Në këtë formë, Gega ka menduar të largohet para kohe nga Korça ndërsa në këtë vendim ka pasur edhe miratimin e presidentit Ardian Takaj.

Ka qenë vetë Gega ai i cili i ka komunikuar lojtarëve para seancës stërvitore të ditë së sotme se nuk do të jetë në krye të skuadrës në tre ndeshjet e mbetura të Superiores, ndërkohë në një prononcim për Supersport tekniku nga Tropoja shprehet se ka dhënë maksimumin, por nuk ka lënë pa përmendur edhe penalizimin nga arbitrat.

“Me keqardhje që një skuadër si Skënderbeu bie në Kategorinë e Parë, por kam bindjen se kam dhënë maksimumin ndërsa edhe është penalizuar nga arbitrat si në rastin e ndeshjes me Dinamon”, thekson Gega, i cili drejtoi korçarët në 9 ndeshje nga të cilat fitoi një, barazoi pesë dhe humbi tre.

Ndërkohë, Skënderbeun për tre ndeshjet e mbetura në Superiore do ta drejtojë Gentian Liçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Aprovohet rezoluta për nisjen e hetimeve për krime lufte në Ukrainë

Story i radhës

Trafiku/ Veliaj ironizon deputetët e opozitës: Një mënyrë për ta ulur, është të jetoni në qytetin ku votoheni

Të fundit nga