“Skenari doli sheshit”, pasi Sindi e akuzoi se i ka ofenduar familjen, Juli reagon me një video

Ditën e djeshme në nisje të “Për’puthen”, Sindi tha se kishte për të diskutuar një çështje shumë të rëndësishme me Julin dhe Alessandron. Ajo kishte sjellë në program një video live që dy djemtë kishin bërë me njëri-tjetrin në Instagram dhe në një moment Juli thotë një fjalë fyese. Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Sindi tha se këtë video ja kishte dërguar një kushëriri i saj, i cili ishte ndjerë i fyer nga kjo sharje. Me lot në sy ajo tregoi se nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

Juli e pranoi që kishte sharë, por tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me celularin e tij. Sindi nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se kjo ishte thjesht një justifikim nga ana e tij.

E prekur nga situata, Sindi ju kërkoi të gjithëve që të mos e prekin tek familja, sepse nuk do ja lejoj askujt këtë gjë. Ndonëse ajo kërkoi që Juli të shprehte ndjesë të paktën për familjen e saj, ai nuk e bëri këtë gjë, derisa ajo u largua nga studioja. Sindi nuk mund ta përballonte më tej debatin dhe la mikrofonin duke u larguar e përlotur.

Reagimi nga ana e Julit ka ardhur sërish nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ai ka publikuar videon për të cilën u hap debati dhe ka sqaruar se të sharat nuk i kishte për Sindin.

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Ju lutem shikoni njëherë videon e pacensuruar, pa “pip” që dha emisioni dhe çfarë thashë fiks dhe pastaj do të ju them së çfarë ndodhi në emision”, ka thënë Juli dhe më pas ka shfaqur videon.

Ai ka thënë se Sindi e kishte parapërgatitur këtë gjë me skenar që ta nxirrte keq Julin pasi nuk i kishte dalë akoma inadi me atë që ai ka thënë para dy muajsh për të në lidhje me vajin e Borshit.

“Siç e patë dhe vetë unë nuk kam dalë as të shaj njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje thashë për telefonin, vërtetë me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram, më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”, por nuk e shava nga familja siç thotë ajo. Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht, ka dalë para pasqyrës atje dhe ka bërë provat e saj duke e thënë atë që lexonte. Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të viktimizohet. Nuk e shava as nga familja, po të doja ta shaja e shaja tek për tek dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty. E thashë për telefonin tim dhe për veten time që nuk doja të dilja live me të në Instagram. Nuk e di si qau, mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e shava gocën vetëm se ajo qau. Nëse dua ta shaj ia them në sy, nëse s’ia them në sy, turp të më vijë dhe mua pastaj. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet të paktën shoqëror me Sindin dhe jo të përputhem dhe budallalliqe. Ajo ka dy muaj qëkur ia thashë atë muhabetin e vajit që do të më dalë kundra dhe të më kapë ata pjesët e vogla që të më nxjerrë mua keq”, sqaroi Juli.

Ngjarja paraprake

Shtyhet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Infrastrukturës në Drenas, akuzohet për ndotje të ujit të pijshëm

Ngjarja e ardhëshme

Produkti Mrekullibërës nga Bletët që Lufton Infeksionet e Frymëmarrjes dhe Forcon Imunitetin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian