Skandaloze, ministri shqiptar: Valët e muzikës e përçojnë virusin, sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një tjetër argument për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe mos hapjen e klubeve të natës. I ftuar në studion e Report TV, Klosi tha se valët e përhapin virusin, dhe se sa më e lartë të jetë muzika, aq më shumë përhapet Covid-19, sipas Klosit.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë,”- tha Klosi.

Më datë 1 tetor, nesër, do të hapen edhe lokalet me ambiente të mbyllura. Klubet e natës vijojnë të jenë të mbyllura, pasi sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, muzika bën që njerëzit të kërcejnë, sjell grumbullime masive dhe kjo bë nqë Covid-19 të përhapet më shpejt.

Ngjarja paraprake

Gjorgjija Sajkoski u zgjodh sekretar i ri i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

Ngjarja e ardhëshme

Trajneri francez i Besës nuk po shqetësohet për rezultatet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian