Një SKANDAL ka shpërthyer në qendër të debatit publik pasi sot është zbuluar se Valmir Aziri, funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka keqpërdorur BALANSERIN për tu punësuar në Ministrinë e Kulturës.
Dokumentet zbulojnë se Valmir Aziri është punëauar si MAQEDONAS në mënyrë të menduar dhe me vetëdije me qëllim të plotësimit të kërkesës për vendin e punës, që shprehet qartë në shpallje se kërkohet të punësohet një „Македонец(ка) 1.”
Rasti me Valmir Azirin nuk është vetëm një shkelje procedurash, por një goditje direkte në integritetin dhe besueshmërinë e partisë politike të cilën ai e përfaqëson.
Ky rast ka hapur një debat të madh në opinionin publik dhe ka ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si BDI gjatë pushtetit të saj ka menaxhuar punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore. A është kjo mënyra se si ka funksionuar BDI? A është kjo mënyra se si BDI ka avancuar shqiptarët? A është kjo mënyra se si BDI tenton të lartësojë balanserin e famshëm, kur vetë e ka keqpërdorur atë?
Ndërkohë nga Ministria e Kulturës dhe vetë Valmir Aziri ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për këtë çështje.