Skandali/ Denoncimi i ish-ministrit: Në spitalin e Durrësit qëndrojnë pacientë me Covid!

Ish-ministri i Kulturës, njëherësh kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, ka denoncuar një  skandal në Spitalin rajonal të Durrësit, ku sipas Xhaferrajt është kthyer në një vatër të Covid-19, pasi pacientët e infektuar qëndrojnë në Urgjencën e këtij spitali.

Kreu i PD-së së Durrësit, ka theksuar se pacientët e dyshuar me Covid, qëndrojnë në korridoret e Urgjencës, kur në të njëjtën kohë aty kalojnë e qëndrojnë mjekë, infermierë, fëmijë e të sëmurë, duke rrezikuar edhe  jetën e këtyre të fundit.

‘Kjo është një vepër penale dhe kriminale ndaj bëri thirrje që Prokuroria të nisë hetimet ndërsa Ministria e Shëndetësisë të ndërhyjë menjëherë’, ka thënë Xhaferraj.

Xhaferraj më pas i ka bërë apel edhe Prokurorisë së Rrethit të Durrësit që të hetojë këtë akt.

Ai u shpreh më pas se durrsakët e prekur nga Covid-19 detyrohen të trajtohen në shtëpi me një faturë financiare që i kalon 600 mijë lekë të vjetra.

Ngjarja paraprake

Edhe në ditën e katërt vazhdon shpërndarja e farës dhe plehut kimik për mbjelljet vjeshtore

Ngjarja e ardhëshme

Lavrov: Konflikti në Libi duhet të zgjidhet përmes diplomacisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian