Skandal/ Viti i ri akademik, rritet me 6.5% çmimi i qerave për studentët

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga fillimi i vitit të ri akademik, zgjedhjet e studentëve vazhdojnë të jenë konviktet, pasi  çmimet e qerave janë shtrenjtuar edhe më shumë se vitin e kaluar!

Ndryshe nga shumë fusha që pandemia preku, për sa i përket çmimeve të qerasë në konviktet publike në Qytet Studenti, nuk ka ndryshuar asgjë.

Studentët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nuk e braktisin strehën në dhomat e konvikteve gjatë kohës së studimeve.

Drejtoresha e Residencës Studentore Universitare numër 1, Anila Shehu, ka deklaruar se janë 3230 studentë të regjistruar në të 22 konviktet funksionale në Qytet Studenti.

Por mesa duket pandemia nuk ka ndikuar në pakësimin e regjistrimit të numrit të studentëve në konvikte, përkundrazi ka dhënë një efekt të kundërt pasi çmimet e qerave të banesave private janë rritur.

Studentët preferojnë të zgjedhin të jetojnë në konvikte për shkak të gjendjes ekonomike. Ata shprehen se në konvikte shpenzojnë më pak se në një shtëpi me qira, pasi çmimi i këtyre të fundit ka gjithmonë një tendencë në rritje.

Interesi i studentëve te agjencitë imobiliare për shtëpi me qira është i lartë, por kur prezantohen me çmimet ata stepen pasi nuk mund t’i përballojnë ato çmime.

Deri më tani në lidhje me patundshmëritë, 35% pronave të shitura në Shqipëri blihen nga individë me banim jashtë vendit.

Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, çmimet e qirave në Tiranë janë rritur sërish.

Agjencitë imobiliare pretendojnë se ndër arsyet kryesoret janë rifillimi i universitetit dhe ardhja e studentëve në kryeqytet dhe mungesa e trojeve për të ndërtuar objekte të reja.

Theksojmë këtu që në 6 mujorin e parë të vitit, që përkon edhe me karantinën, si pasojë e pandemisë çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë sipas Bankës së Shqipërisë pësuan një rritje prej 6.5%, krahasuar me fundin e 2019.

Konkretisht një apartament 2+1 me qira në dhjetor kushtonte 200 euro ndërsa tani e është 213 euro, ndërsa për shitje nëse një banesë ishte 100 mijë euro tani ka arritur në 106 mijë e 500 euro. Agjentët imobilar japin arsyet e këtij shtrenjtimi.

Sakaq zonat më të kushtueshme për qera në kryeqytet, ku duhet dhe më shumë buxhet për të marrë një banesë me qira, janë në ish-Bllok dhe zonat përreth, Kodra Diellit, Komuna Parisit por edhe 21 dhjetori.

Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave, ky indeks tregon se në gjysmën e parë të këtij viti, blerësit jorezidentë kishin një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshmë në vend.

Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura është thuajse i pandryshuar krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm apo sporadik. Rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me 40% krahasuar vitin 2013, që përfaqëson edhe periudhën bazë. Për Tiranën, rritja e çmimeve është edhe më e lartë, me 43.4%. Çmimet mesatare të banesave të shitura në Tiranë kanë shënuar rritje të ndjeshme, me mbi 50%, në zonat jashtë qytetit, por kanë regjistruar rënie të lehtë në zonat qendrore dhe në periferi. 

Ngjarja paraprake

Gafa e dyfishtë, aventura e re e ish-yllit të Lazio-s nis shumë keq

Ngjarja e ardhëshme

Shenjat që tregojnë që kanë mbetur edhe disa orë deri te lindja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian