Skandal, Serbia sulmon me gjësende të ndryshme Shqipërinë në Beograd! AIBA e pa 

AIBA duhet të reagojë dhe ta sanksionojë Serbinë për skandalin e mbrëmshëm. Shqipëria u fishkëllua dhe u gjuajt me gjësende nga serbët e ndërsyer nga kuzhina e Beogradit. Kjo ndodhi gjatë hapjes së Kampionatit Botëror.

Shqipëria u fishkëllua para syve të zyrtarëve më të lartë të AIBA-së. Serbia nuk lejon Kosovën të paraqitet në Kampionatin Botëror, vetëm pse gara mbahet në Beograd. AIBA, që ka në krye një rus, duhet t’i thërret mendjes e ta sanksionojë rëndë Serbisë.  Sulmi ndaj Shqipërisë është i orkestruar nga Aleksandar Vuçiqi.

“Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s”, tha kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Nelson Hysa.

Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme. Ky është turpi i Beogradit. Kjo është mendësia e Beogradit dhe e Serbisë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, Idajet Beqiri ngre alarmin për atë që po ndodh

Ngjarja e ardhëshme

“Je n’mes meje e Fifit, unë kam deklaru se me asnjërën nuk lidhna”, Graniti ia thotë në sy Semit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian