SKANDAL/ Ndërron jetë pacienti në korridor të Spitalit të Tetovës, Familjari: Mjekët u vonuan (VIDEO)

Sot rreth orës 19.00 në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një qytetar nga Siniçani i Tetovës. Sipas familjarëve, pacienti ka ndërruar jetë si pasojë e e vonesës së mjekëve dhe nuk kanë dalur të ti ndihmojnë, raporto TS.

“Një sahat kemi prit poshtë, kemi kërku ndihmë, askush nuk dilte të na jape ndihmë. Familjari ka ra në koma para një sahati, kemi prit poshtë asnjë mjek nuk ka dal të na ndihmoje pas pak pacienti ka ndërru jetë” shprehet njëri nga familjarët, për TS.

“Pacientin e kemi gjetur në rrugë e kemi sjellë në spital gjysë ore kemi prit posht, as kolica as liftat spunojnë dhe ai vdiq” thotë me tej familjari.

Nga Spitali i Tetovës ende nuk ka ndonjë sqarim se si ka ardhur deri te vdekja e pacientit./TS/

Portali TS do të qëndrojë deri në fund të ju informojë se çka ka ndodhur në fakt.

Story i mëparshëm

U hodh nga kati i katërt i spitalit, vdes i moshuari

Story i radhës

I hiqet tumori dy 2 kilogramë vogëlushes 10 muajshe

Të fundit nga