Skandal, federatat dhe lidhjet sportive ilegale serbe në Kosovë nën direktivat e Vuçiqit! Edhe në Gjilan e Prishtinë 

Ka ardhur koha që të bllokohen të gjitha veprimtaritë ilegale sportive të Serbisë në shtetin e Kosovës.

Në shtetin e Kosovës veprojnë Federata apo lidhje sportive të serbëve që financohen direkt nga Aleksandër Vuçiqi dhe nuk njohin institucionet e Republikës së Kosovës.

Lidhje sportive ekzistojnë edhe në Gjilan, Prishtinë, Shtërpcë, Kamenicë. 

Image

Lidhja komunale ilegale me emrail e numra telefoni

Veprimtarinë e zhvillojnë kundërligjshëm 11 federata apo lidhje, pastaj lidhje komunale janë 8, të gjitha kanë adresë, me email e numra telefoni.

Këto janë federata apo lidhjet ilegale në territorin e Kosovës: Lidhja e Futbollit Kosovë e Metohi, Lidhja e Hendbollit, Lidhja e Volejbollit, Lidhja e Karatesë, Lidhja e Atletikës, Lidhja e Basketbollit, Lidhja e Pingpongut, Lidhja e Aeronautikës, Lidhja e Skijimit, Lidhja e Shkollave Sportive, Lidhja e Shahut, Lidhja Kosovka Mitrovica, Lidhja e Gjilanit, Lidhja e Zveçanit, Lidhja e Zubin Potokut, Lidhja e Gjilanit, Kamenicës, Lidhja e Shtërpcës dhe Lidhja e Prishtinës.

Image

Federatat ilegale me numra e emaila

Po ashtu e kanë edhe një farë ministri të zgjedhur, Goran Kovaç. Ai është kryetar i Lidhjes së Sporteve të Kosovë e Metohi, ashtu  si i thonë ilegalët dhe bandat serbe.  

 

Image

Federatat ilegale me emrat e kryetarëve 

Kovaç ka qenë hendbollist i Trepçës fantome. Ivan Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i SSKiM. Këta janë ilegalët, këta veprojnë kundër shtetit të Kosovës!  

Kovaç e të gjithë drejtuesit e këtyre lidhjeve, veprojnë me urdhrat e Beogradit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Bombardon droni turk, Rusia nis tanket - a po fillon një luftë e re?

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë ka ndodhur mes motrave Libohova?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian