Skadon afati për pagesën e borxhit, Rusia afër falimentimit financiar

Moska nuk ka arritur të përmbushë të paguajë këstin për mbi 40 miliardë dollarë borxhe, pasi sanksionet perëndimore kanë ndikuar në ekonominë e Rusisë.

Në anën tjetër, Kremlini e ka minimizuar lajmin, duke këmbëngulur se ka mjaftueshëm para për të paguar detyrimet kreditore.

Rusia ka hyrë pashmangshëm në një rrugë për të falimentuar që kur sanksionet ekonomike u vendosën për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë ia kanë dërguar bankës Euroclear, por kjo pagesë ka mbetur pa u shpërndarë te kreditorët.

Analistët e investimeve kanë thënë se mospagimi i borxhit, megjithëse problematik për Kremlinin, nuk ka gjasa të shkaktojë probleme në tregjet botërore.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva këtë vonesë të Moskës e ka quajtur ngjarjen si “jo sistematikisht e rëndësishme”.

Rusia nuk ka qenë në gjendje falimentimi që nga Revolucioni i vitit 1917. Edhe pse shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitet 1990 e solli atë pranë falimentimit, ndihma ndërkombëtare, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ishte në gjendje të ndihmonte Moskën të shmangte katastrofën totale financiare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin (Foto)

Story i radhës

Si të qëndroni në formë në të 40-at tuaja

Të fundit nga