S’ka më dilema, Messi do të transferohet te Man City

Lionel Messi ishte afër transferimit në Manchester City këtë verë, por Barcelona kërkoi që klauzola e blerjes të paguhej, kështu që argjentinasi qëndroi në ”Camp Nou”.

Për shkak të kësaj, Messi duhej të qëndronte në Barcelona, ​​por meqenëse kontrata e tij skadon verën e ardhshme, spekulohet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Katalonia dhe se ai përfundimisht do të transferohet në Angli.

Messi ka një kontratë ”Qytetarët” dhe nuk ka dyshim se ai do të vazhdojë karrierën e tij në “Etihad”, por Daily Star pretendon se City do të përpiqet ta sjellë atë në janar.

Është e vështirë të besohet se Barça do të pranojë të lirojë Messin në mes të sezonit, kështu që transferimi do të realizohet pothuajse me siguri verën e ardhshme.

Mediet angleze pretendojnë se City tashmë po bën plane për të bërë vend për pagën e tij të lartë, duke pasur parasysh faktin se klubi anglez ka kufizime financiare për momentin.

Ngjarja paraprake

Apple përballet me kërkesë së fortë për iPhone 12

Ngjarja e ardhëshme

Një shpjegim për punën e hyrjes në Prishtinë me pagesë, çfarë praktika kanë shtetet tjera

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian