S’ka marrëveshje për paga më të larta në Drejtorinë për Udhëheqje me Librat Amë

Sindikata e Pavarur pranë Drejtorisë për Udhëheqje me Librat Amë, nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë, për rritjen lineare të pagave.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Pavaruar pranë Drejtorisë për Udhëheqje me Librat Amë, Toni Milloshevski, pas takimit deklaroi se është pranuar që të ketë avancim të punëtorëve, por jo edhe harmonizim të pagave.

Ministria e Drejtësisë pas takimit njoftoi se ministri Tupaçevski i ka porositur përfaqësuesit e Sindikatës që të fillojnë bisedimet për përgatitjen e marrëveshjes së re kolektive, e cila do të jetë në përputhje me Ligjin për nëpunësit administrativ.

Nga Ministria e Drejtësisë shtuan se në takim është rënë dakord që në periudhën e ardhshme të ketë takime të tjera dhe në kuadër të Drejtorisë për Udhëheqje me Librat Amë, të shqyrtohet mundësia e avancimeve të brendshme, motivimit shtesë të punonjësve, vendosja e shpërblimeve jubilare, si dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Kujtojmë se Sindikata e punonjësve të këtij institucioni shtetëror kërkon një marrëveshje kolektive, në mënyrë lineare të rriten pagat për 30 për qind, dhe njohjen e titujve të rreth 500 punonjësve dhe që ata të punojnë në pozicionet e duhura sipas arsimit dhe përvojës. Punonjësit e kësaj administrate kanë nisur grevën që prej datës 27 prill./ Alsat.mk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komisionerja Evropiane për Konkurrencën bën thirrje për frenimin e Big Tech

Story i radhës

Burgu i Shutkës: “Grupi i Kumanovës” në grevë urie

Të fundit nga