“Sjellja e Metës për të ardhur keq”/ Veliaj: Meta shkoi të rrihte dy policë në prag pensioni

“Presidenti i vendit duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar me keqardhje ngjarjes së djeshme, gjatë një takimi me banorët e Lagjes 13.

Ai shtoi se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje.

Veliaj: Dje ishte një situatë për të ardhur keq, një moment i trishtë, se ti thua unë jam qytetar i këtij vendi, mund të kemi bindje të ndryshme, por në momentin kur kërcet grushti dhe shkon i hidhesh në fyt tjetrit për diçka që s’bie dakord, të cilët mund të shkosh ta zgjidhësh në gjykatë, kjo është një anomaly. Është disa herë më e rëndë kur ndodh nga Presidenti i Republikës, që duhet të përfaqësojë më të mirën që ka vendi dhe jo më të keqen. Duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”.

Për më tepër, Veliaj sqaroi se sherri i Presidentit, ishte me dy policë në prag pensioni.

Veliaj: Sherri ndodhi në katin e pare, me dy policë në prag pensioni. Janë policë roje, që ruajnë objektin në prag pensioni. Në ditën e zgjedhjeve, Trifoni del në pension. Kur mendoj se në prag të pensionit vjen ta rrahë Presidenti i Republikës, ndërkohë që ai ruan një institucion, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Burimet Njerëzore të Bashkisë Tiranës, është një mënyrë shumë e shëmtuar për të përcjellë në pension një burrë zotëri”,.

Ngjarja paraprake

Sri Lanka do të ndalojë veshjen e burkës dhe do të mbyll më shumë se një mijë shkolla islamike

Ngjarja e ardhëshme

Flet trajneri i Prishtinës pas humbjes në Drenas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian