Situatë kritike në Gjorm, shkrumbohen 5 banesa. Nuk dihet nëse ka të lënduar

Situatë e vështirë sot në fshatin Gjorm të Vlorës ku janë shkrumbuar 5 banesa dhe nuk dihet nësë ka të lënduar pasi ndërkohë në vendngjarje prezent është edhe një ambulancë.

Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi dhe akoma nuk është kryer asnjë ndërhyrje nga forcat emergjente.

Banorët janë larguar vetë nga banesat duke lënë gjithçka dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre.

Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur helikopteri dhe pritet ndërhyrja .Zjarrfikëset po ndërhyjnë me pompa krahu për të neutralizuar situatën.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Grubi: Edhe komunitetet tjera përfituan nga Marrëveshja e Ohrit

Ngjarja e ardhëshme

Rreth 11 mijë të vaksinuar në Fushë Kosovë, dasmat kontribuuan në shtimin e rasteve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian