Situatë e qetë në Tiranë, holandezët shmangin trazirat pas humbjes

Holandezët kanë preferuar të shmangin trazirat pas humbjes me Romën, edhe pse një natë më parë ata bënë kërdinë në rrugët e Tiranës.

Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, ka përfunduar me fitoren e verdhekuqve që arritën të shkruajnë hstori pas 31 vitesh.

Italianët shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të, për të fituar trofeun e parë europian pas Kupës së panairëve në vitin 1961.

Ndeshja nisi e qetë ndërsa të dy skuadrat studionin rastet dhe tentonin të përfitonin nga dobësitë e kundërshtarit, shkruan Top Channel.

Gjakrat u nxenë më shumë pas mitës së 32 të lojës ku u zhbllokua finalja e Conference League dhe Roma kaloi në avantazh me Nicolo Zaniolo, i cili bëri maksimumin e tij në asistin e Mancinit dhe arriti të nderonte skuadrën e tij dhe të gjithë tifozët që I ndoqën

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A e dini se edhe sytë digjen nga dielli?

Story i radhës

Shatazhi i Rusisë ndaj ndërkombëtarëve, Ukrainë reagon ashpër

Të fundit nga