Lojtarët e Brighton barazuan me rezultat 1-1 me Southampton të premten mbrëma, por ata kaluan Manchester Cityn në tabelë, për një arsye jashtëzakonisht të çuditshme.
Në takimin e xhiros së 13-të të Ligës Premier, Brighton dhe Southampton luajtën 1-1 dhe pas këtij rezultati ndodhi një situatë e pazakontë sa i përket futbollit anglez.
Përkatësisht, Brighton është barazuar plotësisht me Manchester Cityn me nga 23 pikë, 22 gola të shënuara dhe 17 gola të pësuara.
Megjithatë, Brighton është zyrtarisht në vendin e dytë, ndërsa Manchester City në vendin e tretë, për shkak të renditjes alfabetike.
Është e qartë se kjo situatë në tabelë do të mbetet vetëm deri të dielën kur City të vizitojë Liverpoolin në Anfield.
Burimi: botasot.info