situata me reshjet ndalohet qarkullimi per mjetet e renda ne qafe thane 65ac31868b13f

Situata me reshjet/ Ndalohet qarkullimi për mjetet e rënda në Qafë-Thanë

January 20, 2024
1 minut lexim

Situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura ditën e sotme vazhdon të jetë problematike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë.

Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

‘Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore.

Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!’, thuhet në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik afer pikes kufirare ne tabanoc 65ac3022783e9
Story i mëparshëm

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik afër pikës kufirare në Tabanoc

10 gjera per kenget e njohura qe ndoshta nuk i dini 65ac34d10a259
Story i radhës

​10 gjëra për këngët e njohura që ndoshta nuk i dini

Të fundit nga

ShkoLartë