Situata me COVID-19, Zemaj nga Klinika Infektive porosit qytetarët për kujdes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19, brenda 24 orëve në 7 ditë të javës.

Zemaj deklaroi se ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësorë, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk janë dorëzuar. Këto deklarime Zemaj i bëri sonte, pas vizitës që pati në Klinikën Infektive në QKUK.

“Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’i mungojë asgjë.Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses”, tha Zemaj.

Ai porositi qytetarët që të ruajn veten nga virusi, sepse kështu e ruajnë familjen dhe shtetin.

“Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!”, shtoi ai.

Image
Ngjarja paraprake

Holanda shtyp Bosnjën

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Qyteti Maraş në Qipron Turke pret pronarët e vërtetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian