Situata me covid-19, Rama: Infektimet dhe vdekjet nën mesataren e rajonit

Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të hënë ka folur sërish rreth situatës së krijuar nga covid-19 në vendin tonë, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se infektimet dhe vdekjet janë nën mesataren e rajonit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, spitalet covid në vendin tonë nuk kanë asgjë të mangët nga çdo spital tjetër në Evropë për sa i përket trajtimit për koronavirusin.

Kryeministri Rama në Facebook:
🔴 Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës.
#MbaniMaskën
#RuaniDistancat
#MbrohuniNgaDizinformimi
Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku🤝
#SiNjëFamilje❤️

Ngjarja paraprake

Shteti me më së shumti dënime me vdekje, Iraku ekzekuton edhe 21 të dënuar

Ngjarja e ardhëshme

Sot në Malishevë 6 të shëruar dhe 6 raste të reja me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian