“Situata është e rrezikshme”, Abrahams: Jam i shqetësuar për mediat në Shqipëri

Drejtori i asociuar pranë Vëzhguesit të Të Drejtave të Njeriut, Fred Abrahams për RTV Ora ka shprehur shqetësimin e tij për mediat në vend.

Abrahams ka thënë se ndaj gazetarëve dhe televizioneve po bëhet presion, në një mënyrë të fshehtë, siç është ekonomia.

Abrahams: Jam i shqetësuar për situatën e medias në Shqipëri sot. Nuk është e njëjta. Nuk ka abuzime të hapura. Nuk kemi të bëjmë me një situatë të viteve ’90 ku gazetarët rriheshin përpara dyerve të shtëpive të tyre, siç ka ndodhur në Tiranë. Por kemi të bëjmë me një formë tjetër presioni, që mund të jetë shumë herë më e rrezikshme dhe e vështirë. Ka të bëjë me kontrollin financiar.

Pronarët e medieve kanë një influencë të madhe mbi atë që mund të publikohet ose jo. Këtë mund ta shohim mjaft mirë me mbulimin mediatik që është bërë gjatë pandemisë, apo protestave ku bie në sy anësia ndaj qeverisë nga shumë media. Kjo ndodh pikërisht për shkak të interesave financiare dhe kontrollit financiar. Kjo është një çështje tmerrësisht e rrezikshme.

Ngjarja paraprake

Burrë e grua me 70 vjet martesë, vdiqën brenda pak minutash nga COVID-19, tri ditë para vaksinimit

Ngjarja e ardhëshme

E ndryshoi mbiemrin? Zaimina Vasjari pranon për herë të parë se është martuar në fshehtësi!

të fundit nga