Situata e Ziyech, Potter: Unë i di kualitetet e tij, kam folur me Hakimin

Paraqitjet e Hakim Ziyech në Kupën e Botës kanë bërë që skuadra të shumta ta monitorojnë situatën e tij te Chelsea.

Para fillimit të Botërorit në “Katar”, Ziyech lidhej me një kalim në Serie A, respektivisht me gjigantin italian, AC Milan.

Tani, trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur për situatën e Ziyech, duke thënë se ai i di kualitetet e yllit maroken dhe se të gjithë te skuadra londineze e pëlqejnë atë.

“Këtu te Chelsea ne jemi të vetëdijshëm për kualitetet e tij dhe neve gjithmonë na ka pëlqyer ai. Kam folur me Hakim pasi që gjithmonë ka lojtarë që nuk janë titullarë dhe duhet që të jenë të durueshëm”, tha Potter.

“Jam tejet i gëzuar për të që ta ketë minutazhën dhe ta ndihmojë skuadrën”, shtoi më tej trajneri i Chelseat.

Këtë sezon, Hakim Ziyech ka arritur të bëjë nëntë paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, ndërsa nuk e ka regjistruar as edhe një gol ose një asistim të vetëm mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Habit këngëtarja: Gjeta rroba dhe flokë të një femre tjetër në shtëpi, ja si mu justifikua burri

Story i radhës

Vjedhje në prag të festave, kërcënonin me thikë e pistoletë lodër qytetarët që dilnin te sheshi ‘Skënderbej’, në pranga dy të rinj

Të fundit nga