Situata e pandemisë në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve bën bilancin

Në daljen e sotme për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se situata epidemike në vend mbetet dinamike, ku do të vazhdojnë të jenë në fuqi të njëjtat masa kufizuese.

Sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë dy javëve të fundit ka një ulje të pozitivitetit me Covid-19.

“Gjatë javës së fundit, incidenca është ulur lehtësisht. Për dy javët e fundit mbetemi te 277 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me dy javët e mëparshme. Pozitiviteti është 22%. Mosha e rasteve të konfirmuara është 47.5 vjeç.

Ka një rritje të grupmoshës 25-34 vjeç.  Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Tirana dhe Lezha”, u shpreh drejtoresha e ISHP.

Sipas saj, “jemi ende në një kohë kur transmetueshmëria është e lartë dhe kur rastet spitalore janë të rëndësishme si numra. Duhet të respektojmë masat. Duke nisur me mosgrumbullimet, mbajtja e maskave dhe respektimi i orës policore”.

Ngjarja paraprake

Azerbajxhani e akuzon Armeninë për "provokim" të situatës në Nagorno Karabak

Ngjarja e ardhëshme

Vesa Luma paska qenë modele kur ishte fëmijë! Modele reviste madje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian