“Sistemi zgjedhor i SHBA-së nuk i plotëson standardet demokratike”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se sistemi zgjedhor i SHBA-së është vjetërsuar dhe se nuk i plotëson standardet bashkëkohore demokratike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Zakharova ka bërë një vlerësim lidhur me hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Kongresit Amerikan pas kapërcimit të barrikadave të policisë nga protestuesit që u mblodhën në Washington në mbështetje të presidentit Donald Trump.

Ngjarjet në Washington janë “punët e brendshme të SHBA-së” deklaroi Zakharova e cila shtoi se “Sistemi zgjedhor i SHBA-së është vjetruar dhe duke i lënë mundësi shkeljeve të panumërta nuk mund t‘i përgjigjet standardeve bashkëkohore demokratike”.

Pasi ka vënë në dukje që media në SHBA është bërë mjet i luftës politike që shkakton ndarje në shoqëri, Zakharova në lidhje me ngjarjet në Washington tha se “Ne urojmë që populli mik amerikan t‘a kapërcejë me dinjitet këtë moment dramatik në historinë e tij”.



. .

Ngjarja paraprake

Futbollisti gjen 'ngushëllimin' te kjo bukuroshe

Ngjarja e ardhëshme

IHMK-ja tregon se si do të jetë moti në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian