Sistemi shëndetësor në kolaps/ Në spitalet COVID nuk ka më vende për pacientë të rinj

Përgjtë ditëve të fundit, numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë është rritur ndjeshëm, ashtu si dhe numri i të shtruarve në spitale.

Burime nga spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi kanë raportuar për gazetën “Shqip” se i kanë ezauruar të gjithë kapacitetet për të pranuar të tjerë pacientë që do të kërkojnë ndihmë mjekësore. 

Mbrëmjen e djeshme, sipas burimeve, Infektivi është tejmbushur dhe rastet urgjente të Tiranës janë dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mirëpo, së fundmi dhe ky i fundit ka raportuar se nuk ka më shtretër të lirë.

Pak kohë më parë, Manastirliu tha se nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do të përfshihen dhe spitalet rajonale.

Ngjarja paraprake

Është zbuluar në cilën moshë lodhen qentë nga jeta, më herët sesa mendoni

Ngjarja e ardhëshme

Haziri publikon statistikat e koronavirusit në Gjilan: 178 raste aktive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian