Sistemi operativ Linux që ngjan me Windows 11

A jeni një përdorues i Linux? Ju pëlqen pamje e re e sistemit operativ të fundit Microsoft Windows 11? Një version i sistemit operativ Linux zhvilluar në Brazil quajtur LinuxFX version 11 mund të jetë ajo çfarë keni kërkuar.

Është i bazuar plotësisht në Linux por pamja është shumë e përafërt me Windows 11. LinuxFX është i bazuar në KDE Plasma, i cili vetë bazohet në Ubuntu Core dhe me KDE Desktop vendosur mbi të.

Kjo KDE specifike përdor temën WX Desktop e cila ka modifikime të rënda të cilat e bëjnë të duket më shumë si një desktop Windows. Versionet e mëhershme kanë kopjuar Windows 10.

Është identike me sistemin operativ më të fundit të Microsoft por duke qenë se Ubuntu gjendet në zemër të tij, ka të gjitha avantazhet që sjell Ubuntu 21.04. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shtatë shenja që tregojnë se jeni rritur nga prindër të papjekur emocionalisht

Ngjarja e ardhëshme

Ecolog dhuron 10 autoambulanca për shtëpitë e shëndetit në vend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian