Siri, vriten 4 civilë dhe plagosen 37 të tjerë

Të paktën 4 civilë u vranë, përfshirë 2 fëmijë, ndërsa 37 të tjerë u plagosën në tre sulme me bomba në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët shpërthyen një automjet të ngarkuar me eksploziv në një treg në qarkun Ras al-Ayn, afër kufirit Turqi-Siri, duke vrarë 2 fëmijë dhe duke plagosur 4 civilë. Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i bombës u shua nga zjarrfikësit.

Ushtria Kombëtare Siriane dhe forcat lokale të sigurisë besojnë se sulmi ishte kryer nga grupi terrorist YPG/PKK.

Një tjetër shpërthim i një makine-bombë ndodhi pranë një furre buke në qytetin Jindires në qarkun veriperëndimor të Sirisë, Afrin, duke vrarë një civil dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Përpos kësaj, një civil u vra dhe 25 të tjerë u plagosën në një sulm me granatë në qendër të qytetit të provincës veri-lindore Al-Hasakah, njoftuan burimet lokale.

Burimet thonë se sulmi u krye nga milicët Shabiha besnikë të regjimit Bashar al-Assad.

Grupi lokal i milicisë Shabiha, i mbështetur aktualisht nga Irani, u themelua nga regjimi Assad-it për të shtypur demonstratat paqësore të cilat filluan në vitin 2011.

Qendra e rajonit Ras al-Ayn në veri të Sirisë u pastrua nga terrorizmi më 12 tetor 2019 nëpërmjet operacionit “Burimi i Paqes”.

Operacioni u nis për të siguruar kufijtë e Turqisë duke eliminuar grupin terrorist nga Siria veriore, në lindje të lumit Eufrat, për të ndihmuar në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Terroristët, megjithatë, vazhdojnë sulmet në Ras al-Ayn dhe qytetin e afërt Tal Abyad, pavarësisht tërheqjes së tyre nga zona kufitare pas negociatave midis SHBA dhe Turqisë më 17 tetor 2019.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë e saj siriane.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).



. .

Ngjarja paraprake

Zidane: Jam i kënaqur me paraqitjen, kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë

Ngjarja e ardhëshme

Mjekja meksikane shtrohet në spital pasi bëri vaksinën anti-COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian