Sipas Zaevit opozita është pengesë e zhvillimit të shtetit

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për revistën “Kapital” shprehi keqardhje se një pjesë e madhe e veprimeve që VMRO-DPMNE i bën në Kuvend dhe jashtë tij, janë bllokada, lajme të rrejshme dhe manipulime të cilat, si tha, janë të dëmshme dhe të rrezikshme për interesat nacionale dhe shtetërore, pas interesave të qytetarëve.

“Literalisht qëndrojnë kundër çdo procesi të rëndësishëm për shtetin, nga përparimi në NATO dhe BE, përmes luftës me koronavirusin, e  ja, këtyre ditëve shohim se janë edhe kundër regjistrimit”, tha Zaevi, përcjell Zhurnal.mk

Kryeministri nënvizoi se Mickoski po tenton t’i minojë të gjitha përpjekjet për zhvillim të shtetit, por në anën tjetër janë Qeveria e fuqishme dhe e hapur së bashku me qytetarët e vendit.

“Kjo, ana demokratike tashmë për të katërtin vit me radhë i fiton politikat degraduese dhe të rrezikshme të Gruevskit dhe Miskoskit. Për të gjitha çështjet e interesit të qytetarëve mund të diskutojmë, por kjo kërkon sjellje me përgjegjësi, e jo përsëritje të vazhdueshme të mantrës “sa më keq për shtetin, aq më mirë për VMRO-në”, tha Zaevi.

Sipas tij, nëse kanë alternativë, le ta tregojnë në mënyrë konstruktive dhe të argumentuar, në vend se me politikbërje të ulët ta vështirësojnë gjendjen.

“DPMNE ka edhe obligim edhe përgjegjësi të mos i bllokojë prioritetet e pranuara të përbashkëta strategjike të vendit tonë, siç është anëtarësimi në BE, rritja më dinamike e ekonomisë, shteti efikas juridik dhe institucione të fuqishme, arsimi i modernizuar, kohezioni i brendshëm, përballja e e suksesshme efikase me pandeminë botërore me Kovid-19”, tha Zaevi.

Ngjarja paraprake

Selami Jenisheri: Turp e faqe e zezë, çfarë votimesh do bëjmë me 25 prill?

Ngjarja e ardhëshme

Besa Gaxheri: Istogu, bastion i LDK-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian