Sinovac mbron edhe fëmijët nga Covid-19

Vaksina kineze Sinovac po rezulton efektive edhe tek fëmijët. Testet klinike të deritanishme tek mbi 500 fëmijë dhe adoleshentë nga 3 deri 17 vjeç treguan se vaksina nxiste reagim imunitar të mjaftueshëm kundër infektimit me Covid-19.

Vetëm dy prej tyre të moshave 6 dhe 3 vjeç patën temperaturë të lartë pas injektimit të vaksinës ose 0.4% çka tregon një nivel tepër të ulët. Fëmijëve u jepen doza të përgjysmuara krahasuar me personat në moshë madhore. Rezultati deri tani është i kënaqshëm, por drejtuesit e firmës shtetërore kineze thanë se nevojiten testime më të thelluara për të dalë një rezultat zyrtar, teksa testet klinike po hyjnë në fazën e tretë.

Kjo vaksinë përdor pjesëza joaktive të koronavirusit për të trajnuar sistemin imunitar kundër infektimit. Deri më tani, vaksina Pfize ka përfunduar me sukses provat për vaksinimin e sigurt të fëmijëve kundër Covid-19.

Rezultatet e rivlerësuara në muajin Mars treguan se vaksina kineze Sinovac ka një efektivitet prej 83.5%, nga 50% që ishte arritur gjatë testeve të mëhershme klinike tek moshat madhore. Sinovac deri më tani ka shpërndarë 160 milionë doza në 16 vende të botës. Me këtë vaksinë u imunizua edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në Janar.

Ngjarja paraprake

Demi Rose ka menduar të shkëputet nga rrjete sociale, por dëshiron të qëndrojë afër fansave

Ngjarja e ardhëshme

Zjarr në magazinën e nëndheshme të një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian