Sindikata e Shëndetësisë: Kosova nuk duhet ta pranojë ndryshimin e planit të Ramës për vaksinim

Kryeministri i Shqipërisë së fundmi ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të dërgojë vaksina në Kosovë siç ishte premtuar më parë për shkak të rregullave që ka vendosur Pfizer. Ndryshimi i këtij plani nga mantel bardhët në Kosovës po shihet si diçka joserioze, por Ministria e Shëndetësisë thotë se do të qëndrojnë në kontakte me homologët nga Tirana për këtë çështje.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë se kërkesa e Ramës për dërgimin e 50 mantel bardhëve në Tiranë për vaksinim nuk është serioz.

“Nëse do të isha pyetur si kryetar i Federatës do të jepja një përgjigje negative për Ramën. Nuk jemi kundër vaksinimit por nuk mund të bëjmë diferencime e në mesin e 14 mijë punëtorëve të shëndetësisë t’i zgjedhim 50 e t’i vaksinojmë. Kjo nuk është serioze. Nëse duan të na ndihmojnë si duhet e jo të bëhen marketingje politike”, tha Syla për RTV Dukagjinin.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se janë në kontakt me institucionet shëndetësore të Shqipërisë dhe se për çdo të re për këtë çështje, do të njoftohet publiku.

Më 1 janar, Rama pati deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.

Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbrrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, kishte deklaruar Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.

Rama po ashtu pati premtuar se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.

“Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, pati thënë Rama.

Ngjarja paraprake

Policia kineze shkatërron grupin që shiste vaksina të rreme për COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Kuvend, akuza për dështim ndaj Nikolla Dimitrovit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian