Sindikalistët vazhdojnë protestat, LSM kërkon përgjegjësi nga ministri Aliti

Potestat e sindikalistëve kanë hyrë në javën e dytë. LSM  këmbëngul në kërkesat e tyre, kësaj radhe para Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Nga LSM kërkojnë urgjentisht  rritje të pagës për 2.806 denarë për të punësuarit në sektorin publik.
“E thërrasim ministrin e Shoqërisë Informatike, që është dhe ishte pjesë e ekipit negociues, nëse me të vërtetë angazhohen për reforma në administratë, për Ligj të ri për punonjësit e administratës, le të vijë, ne jemi para Ministrisë së tij, le ta tregojë le ta na e dorëzojë, nëse ka qëllime të vërteta e jo vetëm për të blerë kohë, nëse jo, karrigia e nxehtë e punëtorit po e pret. Sot është ministër, nesër do të bëhet punëtorë i thjeshtë si ne.”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
Sindikalistët gjithashtu shprehën pakënaqësin me ndryshimet ligjore që parashikojnë  e diela të jetë ditë pune në vendet turistike. Dimovski akuzoi ministrin e Ekonomisë, Fatmir Besimin dhe një grup deputetësh të shumicës parlamentare, që morën guximin gjatë kohës së protestave, të shkelin edhe më tepër të drejtat e punëtorëve me ndryshimin e ligjit.
Sindikalistët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën në dyert e të gjitha ministrave që janë përgjegjës për pagat, edhe në komuna, derisa të përmbushen e kërkesat e tyre. Nga MPPS premtuan një ditë më parë zgjidhje në fund të vitit por LSM kërkoi që pagat të rriten prej 1 korrikut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina ndan rrugët me sulmuesin

Story i radhës

Kovaçevski: Masat me kohë kundër krizës parandaluan rritjen e madhe të çmimeve

Të fundit nga