Sindi tregon për përvojën në “Për’puthen”, bën akuzën e rëndë për Bora Zemanin!

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’puthen”. Shpesh herë ajo ka dalë në deklarata të ndryshme ku është shprehur se në emision nuk është ndjerë mirë nga ana emocionale.

Së fundmi, e ftuar në një emision në Kosovë, ish-konkurrentja ka treguar se ka patur presion jo vetëm nga konkurrentët, por edhe nga mpderatorja e autorja.

‘’Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurentët, opinonisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës’’, është shprehur ish-ajo.

Sindo ka folur edhe për skenaret e përfolura në program dhe kompromiseve që i është dashur të bëjë.

Normalisht që po, se çfarë të them jo asnjëherë kompromise përveç dy rasteve që ishte një takim që m’u refuzua. Thashe dakord nuk do të dal me këtë djalë, pasi publiku nuk më sheh me këtë djalë pavarësisht se ne kishim pëlqim me njëri-tjetrin. Ka qenë një takim që unë e kam pranuar padyshim pa dëshirën time 4 minutësh dhe u presionova që të kisha një takim të plotë me të dhe pse unë nuk kisha një farë tërheqje me të.

Do të dilja në një takim tallës me të, kështu që unë nuk doja të ofendoja as atë dhe as veten time. Normalisht që skenaret i kam parë më shumë përsa i përket çfarë duhet të thuash , por edhe tek vajzat . Më ka rastisur që njëherë në një nga debatet e mia më të forta, tani që i kujtoj dhe i shoh gjërat më me ftohtësi një nga asistentet e autores i përshpërit njera nga vajzave shiko se Sindi ka takimin dhe mundohu të bësh xhelozen pasi ka dalur në takim me djalin që t’i po del”, tha ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfundon pjesa e parë mes Norwichit dhe Chelseat, ja rezultati

Story i radhës

“Dështimi më i madh ushtarak”, media zvicerane tregon se si po përgjohet ushtria ruse – ja çka po zbulohet

Të fundit nga