Simone Veil.…një grua e jashtzakonshme

Njëra ndër gratë më të angazhuara franceze dhe evropiane të shekullit XX.
E deportuar me familje në kampin nazist të Auschwitz-it si 16 vjeçare, vetëm ajo dhe motra e saj arrijnë të shpëtojnë nga ekterminimi dhe kthehen në Francë pas Luftës së Dytë, pa familje dhe pa identitet. Nga ai moment, siç e ka thënë edhe vet ajo, lufta e vetme e saj do t’ishte pajtimi i popujve dhe zgjerimi i të drejtave të njeriut në një Evropë dhe një Francë të gërryera nga urrejtja njerëzore dhe mjerimi.
Angazhimi i saj me vetmohim në politikë ishte vetëm në shërbim të kauzave fisnike që pakkush n’atë kohë kishte guxim t’i mbronte. Emri dhe imazhi i saj do mbesin të gravuar në kujtesën kolektive kur në vitin 1974, si Ministre e shëndetësisë, me nder dhe guxim, propozoi ligjin për legalizimin e abortit në Francë. Fjalimi i saj në mbrojtje të kësaj të drejte elementare për gratë, si ministre, si humaniste dhe si grua përpallë qindra burrave të eksituar nga paragjykimet, mbahet edhe sot si një ndër fjalimet më kuptimplota dhe inspiruese që janë mbajtë ndonjëherë në atë sallë.
Nga ajo ditë, Simone Veil ishte personifikimi i perpjekjeve për më shumë të drejta dhe liri për gratë.
Evropiane e bindur dhe pacifiste e betuar, Simone Veil zgjedhet kryetare e Parlamentit evropian ne vitin 1979. Dhe, në vitin 2010, pas një rrugëtimi të gjatë politik dhe shumë angazhimeve, secil më finsnik se tjetri, ajo bëhët antare e pavdekshme e Akademisë franceze, institucionit më të lartë francez të themeluar nga Kardinali Richelieu në vitin 1635.
Në fjalën pritëse, akademiku dhe intelektuali monumental, Jean d’Ormesson, e kishte përshkruar me këto fjalë epizodin e tmerrshëm të deportimin në kampin nazist:
“Me 29 mars 1944, ju jeni duke e kaluar testin e maturës në Nice. Të nesërmen, me 30 mars, në dy vende të ndryshme, nga një rastesi të frikshme, babai juaj, motra juaj Milou, vëllai juajJean dhe vet Ju, ndaloheni nga Gjermanët. (…) Me 13 prill, në orën 5 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Bobigny, ju ngjiteni bashkë me nënën dhe motren tuaj në një vagon treni për kafshë dhe niseni per në Lindje. Me 15 prill, në mesnatë, nën britmat e ushtarëve SS, lehjeve të qenve, dritave qorruese, shkelni mbi rampen hyrëse të kampit Auschwitz-Birkenau dhe hyni në ferr. Jeni 16 vjeçare, keni flokë të gjata të zeza, sy të kaltërt dhe jeni shumë e bukur.”
Ky pasazh e tregon si në film me sa përkushtim dhe metodë çmenduria njerëzore e fekonduar me ideologji politike që bazë ka refuzimin e tjetrit, e kalon një femijë nga banka e shkolllës në dhomat e gazit.
Megjithatë, çmenduria u mund dhe ajo vajza e bukur, me sy të kaltërt e flokë të gjata, jetime e tmerruar nga barbaria, i shërbeu njerëzimit në kauza aq fisnike sa emancipimi dhe pavarësimi i gruas.
Story i mëparshëm

Demiri: Gjithçka po shtrenjtohet, Qeveria të zvogëlojë tatimet dhe akcizat

Story i radhës

Kriza energjitike,Kovaçevski: Do kemi vit të vështirë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish