Simone Inzgahi: Tifozët duhet të kenë durim me Muriqin, do të na ndihmojë shumë

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është paraqitur në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme para ndeshjes me Genoan.

Vedat Muriqi mbetet një nga emrat më të diskutuar te Lazio e këtij sezoni. Sulmuesi i Kosovës erdhi me shumë bujë në Itali, por deri më tani nuk i ka ecur mbarë, duke mos shënuar asnjë gol në 10 paraqitje.

Por Vedat Muriqi e ka besimin e trajnerit Simone Ingazhi, i cili shprehet i bindur se sulmuesi nga Prizreni do të gjejë formën e treguar në Fenerbahce.

“Në këto vite e kemi kaluar këtë proces, ishte rasti i Luis Albertos apo Felipe Caideos, vinë nga kultura të ndryshme ndaj duhet të përshtaten”.

“Tifozët duhet të kenë durim, ai ka nevojë për besim. Jam i sigurt që do të na japë një ndihmë të madhe, jam i bindur se do të na japë frytet që presim prej tij”, deklaroi sot inzagi para mediave.

Sipas mediave italaine, Muriqi do të luajë nesër titullar ndaj Genoas, në një sfidë ku do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij dhe të nisë vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ngjarja paraprake

Ka fuqinë e antibiotikut dhe lufton një sërë sëmundjesh shumë të përhapura në Shqipëri, zbuloni fuqitë shëruese të uthullës së ngrohtë të mollës dhe si ta përdorni

Ngjarja e ardhëshme

Varianti i ri trefishoi numrin e infeksioneve nga COVID-19, pavarësisht masave të bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian